Forumi i grave të LSDM marshon në Shkup për të shënuar ditën ndërkombëtare të gruas

14:53 | 9 Mars 2019
Arbresh.info

Forumi i grave të partisë në pushtet, LSDM në Shkup mbajti marsh për të shënuar ditën ndërkombëtare të gruas.

Marshi filloi pasdite para objektit të BE-Info qendrës në Shkup, për të mbaruar te partku i qytetit në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga partia njoftuan se fjalime do të kenë kryetari i LSDM dhe kryeministri Zoran Zaev, kandidati për kryetar shteti nga LSDM Stevo Pendarovski, si dhe Cvetanka Llaskova, koordinatorja e forumit të grave të LSDM dhe Mija Jovornik nga Partia e Socialistëve Evropan.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme