Sulmuesi i Manchester United, Romelu Lukaku ka qenë në formë të shkëlqyer gjatë javëve të fundit dhe ndryshimi i dietës thuhet se mund të jetë faktori kryesor para gjithë kësaj.
25-vjeçari ka shënuar gjashtë gola brenda tri paraqitjeve të fundit në të gjitha kompeticionet duke i dhënë një shtytje trajnerit Ole Gunnar Solskjaeri derisa Marcus Rashford, Anthony Martial dhe Jesse Lingard kanë probleme me lëndime, transmeton portali arbresh.info.
Para kësaj, reprezentuesi bleg kishte vështirësi për të gjetur formën dhe të sigurojë pozitën startuese, por tani është duke treguar vlerën e tij duke shfaqur se është në gjendje për të shënuar disa gola vendimtar.
Bazuar në një raport nga Daily Mirror, arsyeja kryesore prapa suksesit të tij është ndryshimi i dietës për të humbur pak peshë.
Lukaku shpreson të vazhdojë kështu edhe në derbin e Manchester United të dielën kundër Arsenalit./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...