Pas dy disfata të njëpasnjëshme në El Clasico dhe shkatërrimit në shtëpi nga Ajaxi, Santiago Solari mund të jetë pjesë e seancave të fundit stërvitore si trajner i Real Madrid.
Kampioni në fuqi i Evropës ka pasur një javë të tmerrshme derisa vazhdojnë përgatitjet për ndeshjen vendimtare për Solarin kundër Real Vallodolidit, transmeton portali arbresh.info.
Koha për trajnerin argjentinas duket se është afër fundit dhe bazuar në ish presidentin e Madridi – Ramon Calderonin, Jose Mourinho mund të jetë pjesë e ‘Los Blancos’ duke filluar nga e hëna.
“Kam mësuar se Mourinho do të nënshkruaj një kontratë për pjesën e mbetur të sezonit dhe për tri vite të tjera me një pagë neto prej 17 milionë funta në vit”, ka shkruar Calderon për i newspaper.
“Për presidentin (Florentino Perez), Mourinho do të jetë një mbrojtje perfekte kundër pakënaqësive në media, tifozëve dhe lojtarëve”
“Por, nuk do të jetë lehtë, dhe unë parashikoj se do të jetë shumë vështirë gjatë tre muajve të ardhshëm”
Madridi udhëton në Vallodolid të dielën dhe ka nevojë për të siguruar fitore gjithsesi pas katër disfatave radhazi në shtëpi brenda të gjitha kompeticioneve./arbresh.info/
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj