Barcelona ka në plan për t’i vazhduar kontratën Lionel Messit të paktën deri më 2022 për shkak se ylli argjentinas ka qenë në qendër të ambicieve të tyre për trofe si kurrë më parë.
31-vjeçari tashmë ka kontratë te Barcelona deri më 2021 pas vazhdimit të saj në nëntor të vitit 2017 dhe ka një klauzolë prej 700 milionë euro të përfshirë në marrëveshjen e tij, transmeton portali arbresh.info.
Por, bazuar në një raport nga Mundo Deportivo, presidenti Josep Maria Bartomeu dëshiron t’i ofroj Messit një marrëveshje të re që mund të siguronte qëndrimin e tij në Camp deri më 2022 ose 2023.
Messi vazhdon të jetë si pjesë kryesore e shanseve të Barcelonës për të fituar trofe si asnjë herë më parë për shkak se ka shënuar 33 gola dhe ka kontribuar me 18 asistime brenda 34 paraqitje në të gjitha kompeticionet deri tani këtë sezon.
Në përgjithësi, ai ka shënuar 585 gola brenda 671 ndeshjeve për klubin qysh pas debutimit te skuadra e parë në vitin 2004.
Bartomeu, i cili do të përballet me zgjedhjet presidenciale sërish më 2021, ka thënë për Messin: Leo ka një kontratë deri më 2021 dhe do të ketë edhe një tjetër renovim.
“Ai është i fortë edhe formë mendore më mirë se asnjëherë më parë. Ai ka ambicie për të fituar tituj”
Barcelona është në një pozitë të fuqishme për ta bërë atë këtë sezon./arbresh.info/
Dita Ndërkombëtare e mosndëshkimit të krimeve kundër gazetar...
A do të ketë zgjedhje të parakohshme në Gjermani?
Tifozët e Al Hilal thërrasin emrin e Messit gjatë ndeshjes m...
Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro...
Mazgit, policia gjen në një veturë marihuanë në vlerë rreth ...
Arrestohen dy persona për posedim të marihuanës në Prishtinë