Liverpooli ka pasur probleme për të gjetur formën gjatë javëve të fundit.
Skuadra e Jurgen Klopp ka barazuar në katër nga gjashtë ndeshjet e fundit në ligë duke rënë në pozitën e dytë në tabelë me një pikë prapa Manchester Cityt, transmeton portali arbresh.info.
Pavarësisht rënies së tyre në formë, Klopp ngurroi për të ndryshuar gjërat. Veçanërisht në mesfushë ku kishte të dy – Xherdan Shaqirin dhe Naby Keitan në dispozcion për t’i thirrur.
Në pjesën e parë të sezonit, Shaqiri ishte një lojtar me ndikim të jashtëzakonshëm ndërkohë që Keita ka bërë disa performanca solide para se të mos përzgjedhje më në linjën startuese.
Shaqiri dhe Keita kanë luajtur vetëm 24 minuta futboll së bashku gjatë tri ndeshjeve të fundit të Liverpoolit.
Duke marrë parasysh se në dy nga këto tri ndeshje ishin me rezultat 0 me 0, ishte vërtetë e çuditshme pse Klopp nuk e ftoi Shaqirin ose Keitan për të ndryshuar lojën, veçanërisht kundër Evertonit.
“Ne duhet të mendojmë shumë gjëra para një ndeshje”, ka thënë fillimisht Klopp për faqen zyrtare të klubit, transmeton portali arbresh.info.
“Naby aktualisht është në një moment të mirë dhe është stërvitur mirë. Kanë qenë vetëm tri ndeshjet e fundit që nuk ka luajtur shumë. Nëse ne luajmë sistemin që ne luajmë shumicën e kohës atëherë aty janë vetëm tri pozicioni në mesfushë”
“Dikush duhet të jetë jashtë, por gjithçka është në rregull. Ata janë të gatshëm dhe ne mund t’i shfrytëzojmë të gjithë ata”
“Shaqiri ka pasur një lëndim të vogël dhe mungoi. Ai kishte diçka në shpinë dhe i duhej pak kohë. Ndikoi në të dhe kjo është e gjitha. Ai tani është plotësisht i gatshëm”
Burnley është rivali i ardhshëm i Liverpoolit dhe ndeshja zhvillohet të dielën./arbresh.info/
Mustafa: Përfshirja më e madhe e Amerikës në Kosovë na sjell...
Trumpit i rritet pasuria për një miliard dollarë
Dy vetaksidente në autostrada, dy shoferë në gjendje të rënd...
Egjipti i bashkohet thirrjes së Turqisë drejtuar OKB-së për ...
Liverpooli i vetmi pa humbje pas katër raundesh në Champions...
Dominim total i Arsenal por Inter rrëmben tre pikët