Google ADS

Tre persona humbin jetën duke çaktivizuar një mjet shpërthyes

13:27 | 9 Mars 2019
Arbresh.info

Së paku tre persona kanë humbur jetën gjatë sulmit me bombë të kryer në qytetin Jarabulus në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Burimet lokale theksojnë se në qendër të Jarabulusit, të cilin pjesëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) me mbështetje të Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) e çliruan nga organizata terroriste DAESH, shpërtheu një mjet që më herët ishte montuar në një motoçikletë.

Forcat e sigurisë të premten mbrëma lokalizuan mjetin shpërthyes në motoçikletë, i cili ishte i parkuar. Në terren u dërguan çminues, të cilët humbën jetën duke tentuar të çmontojnë mjetin shpërthyes, ndërsa edhe një person u plagos.

Njësitet e sigurisë që veprojnë pranë Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) konsiderojnë se prapa sulmit qëndron organizata terroriste YPG/PKK.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme