I ndjeri Michael Jackson po përballet me një sërë akuzash për abuzim seksual me të mitur, pas publikimit të një dokumentari të realizuar mbi jetën e tij.
Megjithëse familja mohon këto pretendime, duke thënë se gjithçka po bëhet për para, një anëtare e saj kishte pohuar dikur Michael ishte pedofil.
Është motra e tij, LaToya Jackson, e cila në një intervistë të dhënë në vitin 1993 kishte treguar para kamerave këtë gjë.
“Unë duhet t’ju them se kjo është shumë e vështirë për mua”, kishte thënë ajo.
“Michael është vëllai im, e dua shumë, por nuk mundem dhe nuk do të jem bashkëpunëtore e heshtur e krimeve të tij kundër fëmijëve të vegjël dhe të pafajshëm.
Nëse mbetem e heshtur atëherë do të thotë të ushqej fajin dhe poshtërimin që këta fëmijë ndjejnë dhe mendoj se është shumë e gabuar”, ka shtuar ajo.
Kjo intervistë është publikuar 26 vite më vonë, dhe në të njëjtën javë kur u publikua edhe dokumentari mbi jetën e këngëtarit.
“Tani ndaloni dhe mendoni për një sekond dhe më thoni, çfarë bëri një 35-vjeçar që mori një djalë të vogël dhe qëndroi me të për 30 ditë? Dhe merr një djalë tjetër dhe qëndron me të për pesë ditë në një dhomë dhe nuk largohet kurrë nga dhoma? Sa prej jush janë 35 vjeç? Sa do të merrnin fëmijë të vegjël dhe të bënin këtë gjë? E dua vëllanë tim, por është e gabuar. Unë nuk dua të shoh këta fëmijë të lëndohen”, ka thënë më tej motra e këngëtarit.
Më pas, LaToya kishte thënë se ishte detyruar nga bashkëshorti i saj, Jack Gordon, për t’i thënë këto deklarata, dhe nuk ka pranuar më të flasë rreth asaj interviste të vitit 1993.
https://www.youtube.com/watch?v=kp_XA9ycbqk
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...