Google ADS

Më shumë se gjysma e objektivave të MSA-së janë realizuar

11:28 | 9 Mars 2019
Arbresh.info

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) kanë mbajtur konferencë për media, ku janë prezantuar të gjeturat nga monitorimi mbi temën “Zbatimi i Planit Kombëtar për MSA-në: Cili është progresi i institucioneve gjatë vitit 2018”.

GLPS ka vlerësuar punën e institucioneve në zbatimin e obligimeve të dala nga matrica e  masave afatshkurtër të planit kombëtarë për zbatimin e marrëveshjes së stabilizimit acociimit ka hartuar një metodologji e cila për vitin e tretë me radhë paraqet performancën e secilit institucion, raporton arbresh.info.

Njomza Mjeku-GLPS

Njomza Mjeku nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka thënë se për vitin 2018 vetëm 45 institucione ishin përgjegjës për realizimin e rreth 600 objektivave e që 64.57% janë plotësuar në tërësi.

“Për vitin 2018 45 institucione ishin përgjegjës për realizimin e rreth 600 objektivave nga të cilit 64.57% janë plotësuar në tërësi, 23,67% janë pjesërisht të plotësuara për, dhe 7,29% të objektivave nuk është ndërmarrë asgjë. Nga 45 institucione 5 institucione që kishin numër më të lartë të objektivave ishin ministria e punëve të brendshme dhe ministria e drejtësisë, ministria e tregtisë dhe industrisë, ministria e financave”, tha ajo./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme