Google ADS

Arsenal – United, derbi më i madh i javës

10:31 | 9 Mars 2019
Arbresh.info

Ndeshja më e madhe në kohët e fundit do të zhvillohet në Emirates të Londrës, mes Arsenalit dhe Manchester Unitedit, sfidë kjo që mund të jetë përcaktuese për fatin e ndonjërës prej skuadrave në luftën për top katërshe.

Kjo fundjavë në futbollin evropian do të jetë interesante me disa ndeshje që mund të jenë shumë përcaktuese sa i përket rezultatit.

Pa dyshim se sfida kryesore do të zhvillohet në Londër, ku Granit Xhaka me ekipë do të tentojnë që të shkaktojnë humbjen e parë në Ligën Premier për Ole Gunnar Solskjaer.

Sfida zhvillohet të dielën nga ora 17:00 (ekskluzivisht në Supersport Kosova 1) dhe dy skuadrat gjenden pranë njëra-tjetrës në tabelë. Një fitore do të krijonte distancë të kënaqshme në luftën për vendin që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Granit Xhaka do të performojë nga minuta e parë në këtë takim, kurse Topçinjtë vijnë nga një humbje në Europa League.

Kujtojmë se United u kualifikua mrekullisht pas një ndeshje të madhe ndaj PSG-së.

Ole Gunnar Solskjaer ka rekord 100 për qind të fitoreve në udhëtim dhe do të kërkojë të vazhdojë kështu ndaj Arsenalit.

Megjithatë, Unai Emery ka paralajmëruar performancë të madhe të ekipit të tij dhe duke ditur atmosferën e zjarrtë në Emirates, gjithçka mund të pritet në këtë takim.

E shtunë:

Barcelona – Rayo (18:30, SS4)
Chievo – Milan (20:30, SSK1)

E dielë:

Liverpool – Burnley (13:00, SSK1)
Inter – Spal (15:00, SS1)
Valladolid – Real Madrid (20:45, SS3)
Roma – Empoli (20:30, SSK1)

Për të shikuar këto ndeshje në shtëpinë tuaj apo lokalin tuaj, mjafton që të vizitoni dyqanin më të afërt të IPKO-s dhe të abonoheni në një prej paketave të platformës më atraktive televizive.

Për më shumë informata vizitoni faqen zyrtare apo faqen në Facebook të IPKO-s.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme