Ava Max është një tjetër emër i suksesshëm shqiptar në tregun internacional.
Vajza me prejardhje nga Saranda e Shqipërisë, bëri bujë vitin e kaluar me publikimin e këngës “Sweet but Psycho”, e cila u rendit lartë në top listat britanike dhe amerikane.
Ditë më parë, ajo ka publikuar edhe këngën e saj më të re me titull “So am I”, e cila është pritur mirë nga fansat e saj.
Kjo këngë së fundmi është promovuar edhe nga platforma më e madhe e muzikës, “Spotify”, në një nga “billboard”-et më të mëdha të New Yorkut.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vet shqiptarja përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shfaq portretin e saj të promovuar në një nga ekranet, në qendër të New Yorkut.
“A është ky realitet? Në mes të ‘Times Square’? Çfarë!! Faleminderit për gjithë dashurinë Spotify, keni bërë vajzën tuaj të qajë deri këtu. Unë jua dua të gjithëve kaq shumë. Gjithashtu, një përqafim për @agraver dhe @samberger për mbështetjen e tyre të mahnitshme”, ka shkruar Ava Max në Instagram.
Ky sukses i artistes ka gëzuar tej mase edhe bashkëkombësit e saj, të cilët janë krenarë me një tjetër shqiptare që promovohet në “billboard”-et e New Yorkut.
Kujtojmë që në “Times Suqare” janë shfaqur edhe sukseset e artisteve tjera shqiptare, si albumi “Phoenix” i Rita Orës dhe nominimet për çmimin “Artistja e re më e mirë” nga Bebe Rexha dhe Dua Lipa.
Duket se e gjithë bota po dëgjon për artistet shumë të suksesshme, të cilat kanë një të përbashkët – origjinën e tyre shqiptare.
https://www.instagram.com/p/BuwzffulBiz/
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...