Rashica: Trajneri i Werderit e mbajti premtimin

09:45 | 9 Mars 2019
Arbresh.info

Vuajti për minuta deri në dhjetor, por gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht për Milot Rashicën në vitin 2019.

Talenti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, ka vazhduar me formën e mirë në Bundesliga, raporton Gazeta Express.

Në xhiron e 25, Miloti e ndihmoi skuadrën e tij të marrë tri pikë kundër një skuadre të fortë siç është Schalke, sfidë të cilën e fitoi Werderi 4-2.
Ai shënoi dy gola në këtë takim. Talenti i Kosovës shënoi fillimisht në minutën e 31’, duke barazuar rezultatin në 1-1.
Pas një paraqitje fantastike dhe tentimeve të shumta, sulmuesi i “Dardanëve” u shpërblye dhe gjeti golin edhe në pjesën e dytë, në minutën e 73’, duke shënuar për 3-1 dhe të dytin personal në këtë takim, të pestin në vitin 2019 në Bundesliga, aq sa sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski.
Deri në dhjetor, Rashica ishte vetëm një lojtar më shumë në ekipin e Werderit.

Por, Florian Kohfeldt i premtoi atij se në vitin 2019 gjërat do të ndryshojnë dhe e ka mbajtur premtimin.
Kështu, Rashica e ka shpërblyer trajnerin pasi ka shënuar më shumë se çdo lojtar tjetër i Werderit në Bundesliga në vitin 2015, pesë gola, aq sa Lewandwski.

“Jam shumë i lumtur që e ndihmova ekipin me gola. Po luaj më shumë për momentin, po mundohem të bëjë më të mirën në stërvitje dhe të ndihmoj ekipin. Golat më japin edhe më shumë vetëbesim”, deklaroi Rashica.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme