Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), që njëherësh mbanë edhe pozitën e të parit të Gjilanit, Lutfi Haziri ka “zbuluar” se ideja për bashkimin e Luginës me Kosovën është, siç e quan ai, ide ‘pure’ e shteteve të QUINT-it
Ai në emisonin ‘BlicInterview”, ka folur rreth asaj se shumëkush idenë e bashkimit të Luginës po e quan si ide ruso-serbe e për të cilën Haziri thotë se nuk qëndron fare.
Sipas tij, në Kosovë është rend se kur do me e mbytë një proces, me e vesh atë me petkun serbo-rus.
“Ja në asnjë mënyrë. Në Kosovë është rend se kur do me e mbytë një proces me e vesh me petkun serbo-rus, me kamuflu me çarqet serbo-ruse. Nuk ka të bëjë bëjë. Kjo është ide ‘pure’ (shqip: plotësisht e pastër) e shteteve partnere të Kosovës.”
“Është e grupit të QUNIT-it, ku Federata Ruse më nuk merr pjesë në të ashtuquajturën grupi i kontaktit siç ka qenë rasti edhe në Rambuje dhe në Procesin e Vjenës. Kështu që ka të bëjë Republika e jonë karshi pesë shteteve që janë partnere të Kosovës.” – ka thënë Haziri.
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...