Sulmuesi i “Zonjës së Vjetër” ka ndarë mendimet e tij pas dy golave sensacionale sonte (e premte).
Moise Kean demonstroi të gjitha cilësitë e tij këtë mbrëmje në Allianz Arena duke shënuar dy golat e para gjatë pjesës së parë për t’i ndihmuar Juventusit të fitojë 4 me 1 ndaj Udineses, transmeton portali arbresh.info.
“Jam gjithmonë gati kur trajneri më thërret mua dhe sigurisht edhe në çdo seancë stërvitore. Të qenurit në Juventus më ndihmon shumë mua, jam duke mësuar gjatë gjithë kohës në vendin më të mirë”, ka thënë sulmuesi i talentuar pas ndeshjes për faqen zyrtare.
Sa i përket performancës nga bashkëlojtarët e tij, Moise Kean shtoi:
“Na jep besim neve për të martën. Nga tani ne jemi duke menduar vetëm për këtë ndeshje”
“Mendoj se goli im i parë ishte më i vështirë meqenëse ne ishim duke dribluar shpejtë dhe ishte një lëvizje e shpejtë”, përfundoi Kean./arbresh.info/
Hamza në Gjermani: Do të krijojmë kushte për investitorët gj...
Mbappe pranon se nuk është i lumtur në Real Madrid dhe nuk i...
Nën masa të rrepta sigurie, momenti kur grupi i dytë i emigr...
Policia gjobit me 400 euro vozitësin që drejtonte automjetin...
Princi William: Ky vit është ndoshta më i vështirë i jetës s...
Osmani takon kryeministren e Letonisë, diskutojnë për anëtar...