Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti ka thënë se Kosova ka një platformë të dialogut me Serbinë dhe beson që ky proces mund të mbyllet shumë shpejt.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Ahmeti ka dhënë një porosi edhe për Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Kosova ka një Delegacion dhe një Platformë për Dialogun me Serbinë. Ne besojmë fuqishëm se procesi mund të vijë afër; jo me rituale që sjellin fantazmat e së shkuarës. Duke i rikujtuar presidentit Vuçiq se marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe respektimi i ndërsjellë janë mënyra e vetme përpara”, ka shkruar Ahmeti.
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës
Vrasje në tentativë në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar
Gjesti e prish festën teksa Xheneta i bënë ‘twerk’ Vullnetit