Rashica shënon dy gola në fitoren kundër Schalkes

22:36 | 8 Mars 2019
Arbresh Info

Milot Rashica është duke vazhduar me formë të shkëlqyer në Gjermani.

Ylli i Kosovës ka shënuar dy gola mjaftë të bukura në ndeshjen mbrëmjen e sotme (e premte) mes Werder Bremenit dhe Schalke 04, shkruan portali arbresh.info.

Anësori realizoi golin e barazimit për 1 me 1 (31′) në stadiumin Weserstadion dhe golin e tretë për skuadrën e tij derisa po zhvillohej minuta e 73′ e pjesës së dytë.

Werder Bremeni siguroi tri pikë të plota në këtë takim duke fituar me rezultat 4 me 2 këtë ndeshje në kuadër të xhiros së 25-të në Bundesliga.

Martin Harnikdhe Max Kruse ishin autorët e dy golave tjerë për skuadrën e yllit nga Vushtrria.

22-vjeçari ka realizuar katër gola deri tani këtë edicion për skuadrën gjermane./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme