Policia e Kosovës ka ndaluar pronarin e kompanisë “Uji i Pejës”.
Ndalimi i tij lidhet me rastin e djeshëm të aksidentit të tmerrshëm në Gjilan ku mbeti një i vdekur dhe disa të lënduar rëndë, i njëjti është ndalur për 48 orë. Mbi të rëndon vepra “Mbikëqyrje e pandërgjegjshme e trafikut rrugor”.
Reagimi i kompanisë “Uji i Pejës” që shkaktoi aksidentin në Gjilan
Kamioni i kompanisë “Uji i Pejës”, ka qenë shkaktari i aksidentit të rëndë që ndodhi sot në qytetin e Gjilanit.
Me anë të një komunikate ata kanë bërë me dije se kamioni ka pasur të gjitha kontrollet e nevojshme dhe se kanë kryer të gjitha testet e duhura, transmeton Indeksonline.
Poashtu, përmes kësaj shkrese ata kanë thënë se e kanë përjetuar rëndë këtë aksident, ku edhe i kanë shprehur ngushëllime familjes së Qerim Çoqaj, derisa të lënduarve u kanë uruar shërim sa më të shpejtë.
Ndryshe, PK-ja ka arrestuar dje shoferin e kamionit dhe bashkëudhëtarin e tij të cilët po shpërndanin mallin (ujë) nëpër vende të ndryshme të Republikës.
Sulmet izraelite në Liban vrasin 9 persona, përfshirë në një...
Opozita në kryeqytet kritikon ekzekutivin, për mosrealizim t...
“L’Equipe”: Zhegrova e rikthen imazhin e tij në Kosovë pas p...
Gjendet pa shenja jete një 55-vjeçare në Pukë
Vazhdon forma e dobët e Zvicrës mposhtet edhe në Leskovc
Hezbollahu merr përgjegjësinë për sulmin me dron në periferi...