Arta Dade i jep mesazh të rreptë Edi Ramës

21:21 | 8 Mars 2019
Trina Galanxhi

Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, nga emisioni “Mbrëmje Ide”  dha një mesazh për kreun e qeverisë, Rama. Dade tregoi se kontakti i fundit me Edi Ramën ka qenë kur ky i fundit e ka përshëndetur nga një ekran televizioni.

“Nuk para jam takuar, vetëm kur më përshëndeti dhe më puthi nga një ekran televiziv. Dhe unë do t’i them sot nga ekrani televiziv, meqë më ka aq xhan duhet të bëjë këtë që them unë dhe nëse më ka me të vërtetë xhan duhet të më kishte dëgjuar mua. Duhet të më kishte dëgjuar një çikë më shumë dhe kur isha në parti sepse besoj sikur 20% do më kishte dëgjuar mua dhe kolegë të tjerë ndoshta Shqipëria nuk do ishte në këtë situatë si sot”, tha Dade.

Dade tregoi se edhe kur ka qenë pjesë e strukturave të PS-së ka pasur kritika ndaj kryeministrit për çështje parimore.

“Edhe kur kam qenë në strukturat e partisë kritikat e mia kanë qenë parimore. Unë isha e bindur se Rama do zgjidhej. Duhej respektuar statuti. Kundërshtitë e mia për ligjin për shërbimet e jashtme, besoj se isha në të drejtën time për ta bërë këtë gjë sepse Shqipëria duhet të ketë një trupë diplomatike profesioniste dhe nëse nuk i motivon në bazë të ligjit, atëherë nuk mund ta krijosh këtë trupë”, tha Dade./Opinion/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme