Real Madridi është i përgatitur për të paguar 350 milionë euro për të nënshkruar me superyllin Neymar nga Paris Saint Germaini gjatë verës për t’i ndihmuar ata në rindërtim të klubit.
Braziliani iu bashkua parisienëve për një tarifë rekorde në botën e futbollit prej 222 milionë euro nga Barcelona gjatë verës së vitit 2017, por është përfolur shpesh për rikthim në futbollin spanjoll, transmeton portali arbresh.info.
Presidenti i Madridit, Florentino Perez thuhet se është duke kërkuar transferimin e tij ndërkohë që Diario Sport raporton se ai ka humbur durimin me lojtarët e rinj në klub.
“Real Madridi është njëri nga klubet më të mëdha në botë dhe çdo lojtar dëshiron të luaj këtu”, ka thënë Neymar për Esporte Spectacular në fillim të këtij muaji.
“Jam i lumtur në Paris, jam me të vërtetë mirë, por askush nuk e di të ardhmen”
“Nuk jam duke thënë se do të luaj për Real Madridin. Unë tashmë kam luajtur për Barcelonën dhe kjo ishte ëndrra ime si një fëmijë”
Thuhet se Madridi është i gatshëm për të rritur pagën e brazilianit nga 36 milionë për sezon në 45 milionë./arbresh.info/
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...