Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Serbia është mbështetur për muri dhe se gjendet në pozitë të vështirë.
Në një intervistë për TV Prva, ai ka komentuar miratimin e djeshëm të Platformës së Kosovës për dialog me Serbinë të cilën e ka quajtur të keqe dhe kundër dialogut.
“E them se ka probleme, ne jemi mbështetur për muri, jemi në pozitë të vështirë. Ne gjithmonë kemi qenë për dialog, por tash nuk kemi ku të shkojmë tutje. Jemi këtu ku jemi, do ta mbrojmë dhe do ta ruajmë vendin tonë. Do të presim 10, 15 ditë e do të marrim vendimin tonë në interes të Serbisë”, është shprehur ai.
Ndërkohë Vuçiqi pas takimit me diplomatin amerikan David Hale ka vazhduar fushatën dhe ka zhvilluar takime me qytetarë jashtë Beogradit.
Gjatë mitingut ai i ka ftuar ata që “e përkrahin Kosovën që të mendojnë mirë “se sa jemi (larg) nga katastrofa” nëse shqiptarët (e Kosovës) vazhdojnë me hapa të pandërgjegjshëm”.
“Kemi punë me njerëz të rrezikshëm e të papërgjegjshëm”, ka deklaruar ai duke aluduar në spektrin politik të Kosovës.
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...