Plas sherri ndërmjet Motrave Mustafa dhe Shyhrete Behlulit

17:39 | 8 Mars 2019
Arbresh Info

Një këngë e re duket se është bërë mollë sherri në mes yjeve të muzikës popullore, këngëtares Shyhrete Behluli dhe Motrave Mustafa – Sahides dhe Safetes.

Ato i kanë thënë Prive-së, se Behluli ua ka “huazuar” këngën dedikuar nënës, të cilën këngëtarja Behluli e lansoi sot me rastin e festës së 8-të Marsit, ditës ndërkombëtare të gruas.

Por çfarë ndodhi?

Motrat Mustafa i kishin rrëfyer këngëtares Behluli se po e bënin me Ilir Beranin një këngë për nënën e tyre, e të ëmën do ta kishin edhe në klip, si shenjë mirënjohjeje për sakrificën që ajo ka bërë si nënë e grua.

Por me t’i rrëfyer këngëtares Behluli idenë, Motrat Mustafa kanë thënë se ua ka marrë këngëtarja Behluli dhe e ka xhiruar edhe klipin.

“Me të vërtetë jam zhgënjyer shumë se e para që e kam taku atë ditë kur e kam porositur këngën te Ilir Berani ka qenë ajo. I tregova që e porosita këngën dhe se në klip do të jetë edhe nëna dhe i thash se klipin po e xhirojmë pas vitit të ri. Kjo ngjarje ishte në tetor”.

“Nuk ma ka marr mendja që të njëjtën kohë kur unë kam thënë se do publikoj klipin ajo e ka bërë të njëjtën këngë, me të njëjtën temë dhe na u duk e pakuptimtë”, ka thënë Sahide Mustafa.

Sipas motrave Mustafa, kur e kontaktuan këngëtaren Behluli, ajo u tha se s’është dashur t’ia tregojnë temën!

“Kur e kontaktuam na tha pse ma keni treguar temën? Dhe kjo na ka befasuar shumë”, kanë thënë në një deklaratë të përbashkët Motrat Mustafa.

Gjithsesi, Prive thekson që ky është vetëm njëri version i ngjarjes, derisa po pret përgjigje nga këngëtarja Shyhrete Behluli për akuzat që kanë shkuar në adresë të saj.

Këngëtaret përndryshe njihen si personazhe, që asnjëherë s’kanë pasur probleme me njëra tjetrën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme