Google ADS

Zyrtare: Claudio Ranieri rikthehet te Roma

17:06 | 8 Mars 2019
Arbresh Info

Roma zyrtarisht ka emëruar Claudio Ranierin si trajner të tyre të ri deri në fund të sezonit.

Kjo shënon gjithashtu rikthimin e tij te Roma, transmeton portali arbresh.info.

“Ne jemi të kënaqur për të mirëpritur Claudio Ranierin sërish në klub”, ka thënë presidenti James Pallotta për faqen zyrtare të klubit.

“Ne kemi një qëllim të mbetur për këtë sezon dhe ai është përfundimi në pozitën më të lartë të mundshme në ligë dhe të sigurojmë kualifikimin për Ligë të Kampionëve”

“Në këtë fazë të sezonit, ishte e rëndësishme për të sjellë një trajner që e njeh klubin, kupton ambientin, mund të flas gjuhën dhe është në gjendje për të motivuar lojtarët. Claudio i posedon të gjitha këto dhe është shumë i ngazëllyer për këtë sfidë”

67-vjeçari ka eksperiencë të gjatë për shkak se ka punuar te skuadrat si Juventusi, Interi, Napoli, Fiorentina, Cagliari dhe “Giallorossët” vetëm në vendin e tij në Itali.

Ai gjithashtu i ka siguruar trofeun e Premierë Ligës skuadrës së Leicesterit në vitin 2016, por ishte shkarkuar nga Fulhami vetëm një javë më parë.

Ndeshja e parë e Ranierit sërish në Olimpico do të jetë kundër Empolit në Serie A të hënën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme