Google ADS

Njomza Emini sot ka organizuar konference rajonale

16:56 | 8 Mars 2019
A. B.

Dy figurat të fuqishme të gruas në shoqërinë Kosovare sot realizuan konferencën e parë të Forumit shumë etinik të lidershipit të grave të reja nga Kosova dhe Ballkani, n137 kuadër te javës së Frankofonisë. Janë këto fituesja e Çmimit Kaloresë e Legjionit të Nderit nga Presidenti i Francës dhe ish deputetja e Parlamentit të Kosovës Njomza Emini dhe aktivistja e të drejtave të njeriut në Kosovë Mimoza Gavrani- dhe Presidentja e organziatës Grupi Kosovar për Avokim-KAG. Kjo iniciativë edhe inicuar dhe përkrahur fuqishëm nga Ambasadori i Francës në Kosovë Zt, Didier Chabert dhe Kryministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe zonja Anita Haradinaj .

Nikoqiret e kesaj konference potencuan qe “tani është koha për të njohur forcën dhe potencialin e vërtetë të grave dhe pa dallim etnie. Janë të panumërta rastet, kur gratë e bashkuara kanë bërë ndryshime që kanë shërbyer si model. Një të tillë, dëshirojmë ta ndërtojmë me këtë konferencë dhe me projektin për Lidershipin e grave të reja në Kosovë. Duam, që potencialin e vërtetë të grave të reja ta portretizojmë, ta fuqizojmë dhe ta kanalizjmë për ndryshime positive sociale në Kosovë.

Ne, gratë e reja, mund të japim mesazhin e bashkëpunimit të mirë rajonal, në të mirë të avancimit të temave që janë në interes për të ardhmen. Dikur mund të ishte vetëm ëndërr, por sot në këtë sallë, kemi prezent vajza dhe gra nga të gjitha komunitet e Kosovës, që transmetojnë vullnetin tonë për bashkëpunim dhe kontribut për zhvillime positive”.

Kjo konference kishte madheshtine e saj edhe me gjithe perfshirjen dhe prezencen e shume grave te tjera me influence ne politike,shoqeri civile, dhe qeverisje si Blerta Deliu, Komisioni për Integrime Evropiane – Deputete në Kuvendin e Kosovës;Znj. Isabella Gallucci, udhëheqëse e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë;Z. Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës;Znj. Maria Mitrovic, drejtore ekzekutive e Koalicionit Rinia Rome në Serbia Znj. Adrjana Hodzic, zyrtare e lartë ekzekutive në Mitrovicën e VeriutZ. Veton Berisha, deputet nga komuniteti egjiptian në Kuvendin e Kosovës,Anita Haradinaj, gazetare dhe aktiviste për të drejtat e njeriut ,Dr. Mirela Oktrova, shefe e Departamentit te Shkencave të Aplikuara (Universiteti Europian ne Tirane) Shqiperi,Katerina Klimovska, Shkolla e Liderëve Ivanov,Z. Shpend Lila-Ngjarje Trajnimi dhe Managjere MP në Qendrën e Inovacionit Kosovë-ICK,Z. Skender Krasniqi, Kryetar i Bordit të Afaristeve te Kosoves.

Një falënderim të veçantë për ambasadën e Francës, konkretisht Shkëlqesinë e tij, Ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier CHABERT, për përkrahjen e kësaj konference qofte ne menyre financiare edhe ate morale, e sidomos për mundësimin e ekspozitës “Portreti i gruas” që do ta shohim në fund për gratë që kanë kontribuar për ngritjen e kauzës së grua në Kosovë.
Si dhe, një falënderim të veçantë për Aleancën Franceze që na kanë mundësuar që kjo konferencë të mbahet në hapësirat e qendrës së tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme