Trupi juaj ka një mënyrë për të folur me ju, por është e rëndësishme të dëgjoni me kujdes atë që po përpiqet t’ju tregojë. Ju thjesht duhet t’i kushtoni vëmendje këtyre shenjave në trup dhe mos i anashkaloni. Çdo gjë që nuk ju duket normale, duhet ta kontrolloni.
Shputa rozë
Prodhuesit e kremrave shpesh premtojnë se do të keni “këmbët e foshnjës”. Por nëse vini re se këmbët tuaja bëhen ngjyrë rozë të lehtë dhe lëkura duket e hollë dhe e rrudhur, duhet të bëni një test gjaku për të kontrolluar nivelet e sheqerit në gjak. Kjo simptomë mund të tregojë një problem metabolik, përfshirë diabetin.
Ndjenja e përqafimit
Përqafimi nuk është gjithmonë një ide e bukur. Nëse ndonjëherë ndiheni sikur dikush është duke ju përqafuar, ose lidhur rreth belit, trupit ose këmbëve atëherë rrezikoheni për të pasur një sklerozë të shumëfishtë. Mund të keni ndjesi të pakëndshme në krahë dhe këmbë, mund të ndiheni sikur keni doreza ose këpucë të rënda.
Gishtat e fryer
Edhe nëse keni lëkurë të pastër, pa acarim, pa kruatje, por këmbët tuaja ngjajnë si salcice, duhet të shihni një mjek. Ky simptomë mund të sinjalizojë artritin psoriatik.
Mungesa e oreksit
Mungesa e oreksit për disa njerëz që duan të bien në peshë është mrekulli. Mirëpo, nëse jeni duke përjetuar një humbje të menjëhershme të oreksit dhe vini re se po humbisni peshë, kjo mund të jetë simptomë e disa çrregullimeve metabolike.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...