Seksi është një çështje e rëndësishme mes një çifti, kur vjen puna tek përgjegjësitë. Askush “nuk” duhet të bëjë seks nëse nuk ndihet i sigurt për veprimet e tij. Ju duhet të jeni të sigurt për atë person, pasi marrëdhëniet e gabuara mund t’ju çojnë në një shtatzëni të padëshiruar, sëmundje seksualisht të transmetueshme dhe një sërë pasojash të tmerrshme. Gjithsesi, pavarësisht këtyre gjërave, edhe seksi përpara martesës ka disa avantazhe.
Më poshtë keni disa arsye pse duhet të bëni seks përpara martesës:
Kupton nëse përshtatesh edhe në seks me partnerin
Seksi është i rëndësishëm në çdo martesë. Në fakt, është një ndër gjërat që e mban gjallë një marrëdhënie. Nëse nuk ka kimi mes çiftit, marrëdhënie e tyre vdes. Nëse kryeni marrëdhënie seksuale përpara martesës kjo gjë do t’ju ndihmojë të zbuloni më shumë rreth personit më të cilin do të kaloni jetën.
Zbuloni problemet dhe i zgjidhni
Shumë njerëz “shokohen” natën e martesës së tyre. Mund të zbulojnë se bashkëshorti i tyre është impotent, ndërsa gruaja ka një sëmundje. Nëse kryeni marrëdhënie seksuale përpara martesës, kjo gjë do t’ju ndihmojë të kuptoni problemet që mund të ketë partneri ose partnerja. Fakti që ju mund të zgjidhni këtë problem që ju shqetëson gjatë seksit tregon se ju dhe partneri e keni të gjatë rrugën bashkë.
Eksperiencat seksuale
Seksi përpara martesës do t’ju bëjë juve një ekspert dhe gjatë martesës ju do të kryeni marrëdhënie seksuale më të mira. Gjithashtu, ju keni provuar shumë pozicione dhe keni zbuluar atë që ju përshtatet më shumë. Është më e lehtë, pasi ju keni ndarë me njëri-tjetrin eksperienca seksuale dhe kjo gjë ka krijuar mes jush një lidhje të fortë.
Është e shëndetshme dhe natyrale
Seksi është shumë i shëndestshëm dhe nuk ka asgjë të gabuar rreth tij. Në të vërtetë, seksi është një mënyrë e mirë për të mbajtur sistemin tuaj imunitar të zhurmshëm, për të rritur epshin tuaj, presionin e ulët të gjakut, për të përmirësuar kontrollin e fshikëzës së grave dhe është një formë e mirë ushtrimi për të humbur peshë. Pra, seksi është një mënyrë e mrekullueshme për të mbajtur trupin tuaj në formë.
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...