UEFA e sqaron vendimin për penalltinë e Man Unitedit

13:55 | 8 Mars 2019
Arbresh.info

Pas ndeshjeve të kësaj jave të Ligës së Kampionëve, UEFA e ka publikuar një njoftim, ku i ka sqaruar të gjitha incidentet kontroverse në lidhje me gjyqtarët dhe VAR-in, përfshirë këtu golin e Manchester Unitedit kundër Paris Saint-Germainit.

Gjyqtari i ndeshjes e akordoi një penallti në minutat shtesë të ndeshjes, pasi një goditje e Diogo Dalotit u ndal nga krahu i Presnel Kimpembe. Ky incident u shqyrtua edhe nga VAR-i, transmeton Gazeta Express.

Marcus Rashfordi përfitoi nga kjo mundësi e artë dhe e shënoi golin që e kualifikoi Manchester Unitedin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, me fitore 3:1, për shkak të epërsisë së golave të shënuar si mysafirë.

“VAR-i, pas e shikoi incidentin nga disa kënde të ndryshme, i rekomandoi gjyqtarit ta shikojë videon edhe vetë dhe të vendosë nëse do ta akordojë penalltinë apo jo”, shkruhet në njoftimin e lëshuar nga UEFA.

“Duke pasur parasysh që gjyqtari nuk e pa incidentin gjatë lojës (që në protokollin e VAR-it njihet si incident serioz i lënë anash), ai e rishikoi atë në fushë”.

“Pas rishikimit, gjyqtari e konfirmoi se distanca që topi e kaloi pasi u godit nga lojtari i Manchester Unitedit nuk ishte i shkurtë dhe për këtë arsye ndikimi nuk mund të ishte i papritur. Dora e mbrojtësit nuk ishte afër trupit të tij. Ai e bëri trupin e tij më të madh dhe rezultoi që topi të devijohej nga drejtimi në portë”.

“Për këto arsye, gjyqtari e dha një penallti. Të gjitha vendimet e lartpërmendura janë në pajtueshmëri me protokollin e VAR-it”.

Ndaj këtij vendimi kanë reaguar Neymari, Thomas Tuchel dhe Mark Clattenburg.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme