Kuka kërkon medaljen e artë në Grande Prixin

13:39 | 8 Mars 2019
Arbresh.info

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, do të garojë të dielën, në Grand Prixin e Marokut, në kuadër të kategorisë së peshave deri në 78 kilogramë.

Pas shortit të hedhur, Kuka e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë do të përballet me fituesen e meçit mes xhudistes nga Tunizia, Sarra Mzougui, dhe asaj nga Uzbekistani, Shokhista Anarova.

Në fund të janarit të këtij viti, Kuka e fitoi medaljen e argjendtë në Grand Prixin e Tel Avivit, ndërsa pushoi në Paris.

Mirëpo, këtë herë, kosovarja do të tentojë ta përsëritë suksesin që e tregoi në Kampionatin Evropian të Xhudos U-23 dhe në Grand Prixin e Tashkentit, ku u shpërblye me medalje të artë.

Në Grand Prixin e Marokut do të marrin pjesë gjithsej 443 xhudistë nga 67 vende të ndryshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme