Ju sigurisht e keni dëgjuar shprehjen “Ju jeni ajo që hani”, por a e keni ditur se ushqimi që ju hani mund të ndikojë në kujtesën tuaj?
Auriel Willette, profesor asistent dhe ekipi i tij i hulumtimeve në Universitetin Shtetëror të Iowa, departamentin e Shkencave Ushqimore dhe Nutricionit, zbuluan një hormon të ngopjes që në nivele të larta mund të zvogëlojë gjasat e zhvillimit të sëmundjes së Alzheimer. Një letër që përshkruan rezultatet e një studimi të bërë kohëve të fundit është pranuar të publikohet në Neurobiologjinë e Plakjes. Duke përdorur të dhëna nga Iniciativa Neuroimaging e sëmundjes Alzheimer (ADNI), hulumtuesit shikuan hormonin e ngopjes, Cholecystokinin (CCK), në 287 njerëz. CCK gjendet në zorrët e vogla dhe në tru. Në tru, CCK është e lokalizuar në hipokampus, i cili është regjioni formues i kujtesës në tru, thotë Willette. Hulumtuesit kanë zbuluar se individët që kanë nivele të larta të CCK, gjasat që të kenë dëmtim të butë kognitiv, gjendje paralajmëruese të sëmundjes Alzheimer ose sëmundjen Alzheimer, është zvogëluar për 65%. “Me shpresë, do të ndihmojë të hedhë dritë më tutje në atë që hormonet e ngopjes në gjak dhe tru ndikojnë në funksionin e trurit,” thotë Willette.
Pse CCK?
Aleksandra Plagman, autore udhëheqëse dhe studente e diplomuar në shkenca të nutricionit, thotë se ata zgjodhën të fokusohen në CCK, sepse është shumë e shprehur në përpunimin e kujtesës. Hulumtuesit deshën të shohin nëse ka ndonjë lidhje signifikante në mes të niveleve të CCK dhe nivelet e kujtesës dhe përmbajtjes gri në hipokampus dhe zonat tjera të rëndësishme.
Ata gjithashtu shikuan proteinat tau, të cilat mendohet se janë helmuese për trurin, të shohin se si këto mund të ndikojnë në CCK dhe kujtesë. Ata e zbuluan këtë kur nivelet e proteinave tau rriteshin, CCK e lartë nuk ishte e lidhur me më pak rënie në kujtesë. Hulumtuesit shpresojnë se ky studim do të inkurajojë të tjerët që të shikojnë në aspektet nutricioniste të dietës, kundrejt shikimit të konsumimit të kalorive. Plagman gjithashtu është duke shikuar se si dieta ndikon në nivelet e CCK të individëve duke hulumtuar glukozën e agjërimit dhe trupat ketone.
“Duke shikuar në aspektin e nutricionit, ne mund të shohim nëse një dietë e caktuar mund të parandalojë sëmundjen Alzheimer ose të parandalojë progresin e sëmundjes”, thotë Plagman. “Rregullorja e mënyrës se kur dhe sa shumë ne hamë, mund të ketë një lidhje me mënyrën se sa e mirë është kujtesa jonë”, shtoi Willette. “Në fund të fundit; çka hamë ne dhe çka bën trupi ynë me atë, ndikon në trurin tonë”./revista psika
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?