Në ditën e 8 Marsit, deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari është shfaqur në Shkodër përkrah ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca, ku mori pjesë në disa takime në Vaun e Dejës në kuadër të Ditës së Gruas.
Për mediat ajo zgjodhi të flasë vetëm si qytetare dhe jo deputete.
“Uroj gratë dhe vajzat sot, të ndihen se ato mund të bëjnë ëndrrat e tyre realitet dhe mund të jenë ato gra që ndryshojnë vizionin e Shqipërisë dhe e çojnë Shqipërinë në BE sa më shpejt. Fola si qytetare e Shqipërisë”, u shpreh Hajdari.
Vajza e liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari, ende nuk e ka thënë fjalën e fundit nëse do të bashkohet me vendimin e PD-së apo do të mbajë mandatin e deputetit.
Kur opozita mori vendimin Rudina Hajdari ndodhej në SHBA dhe përmes një postimi në “Facebook” ajo pati deklaruar se do të vendoste pas konsultimit me ndërkombëtarët.
Nëse ajo nuk lë mandatin, nga Partia Demokratike ka ardhur paralajmërimi se do të ndiqet i njëjti standard me Myslim Murrizin, përjashtimi nga partia.
Tentim vrasje në Gjilan/ Një burrë sulmohet nga disa persona...
Gërvalla dënon sulmin në Magdeburg: Populli i Kosovës është ...
Pritjet deri në një orë për të hyrë në Kosovë nga Merdarja
Ishte e fejuar, Lela thotë se e pret Leon jashtë për t’ia th...
Veprimet në Siri, dy senatorë amerikanë propozojnë sanksione...
6 veprime që duhet të ndalosh së bëri në mëngjes