Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) shpresojnë që ambiciet bërthamore të Koresë së Veriut të shuhen para fundit të mandatit të parë të presidentit Donald Trump që është janari i vitit 2021, pasi paraprakisht dështoi samiti i Vietnamit muajin e kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).
“SHBA-të synojnë të denuklearizojnë Korenë e Veriut deri në fund të mandatit të parë të presidentit, që është në janar të vitit 2021”, shkruan agjencia japoneze e lajmeve Kyodo, duke cituar një diplomat amerikan.
Ky informacion diplomatik amerikan, vjen në vazhdën e raporteve që thonë se Koreja e Veriut po rivendos një ndërtese ndihmëse në lokacionin Dongchang-ri për lançimin e raketave me rreze të gjata, e cila ishte çmontuar pjesërisht vitin e kaluar.
“Procesi i denuklearizimit përfshin heqjen e bombave bërthamore dhe materialin tjetër të ndërlidhur, shkatërrimin e raketave balistike ndërkontinentale si dhe ngrirjen e përhershme të çdo arme tjetër nga programet e shkatërrimit në masë”, tha diplomati i lartpërmendur në kushte anonime.
Ai ka thënë se nga këndi amerikan, kjo shihet si lehtë e realizueshme brenda mandatit të parë të presidentit, gjë të cilën po tentojnë ta realizojnë me bashkëbiseduesit e Koresë së Veriut.
Kyodo ka cituar edhe këshilltarin amerikan të Sigurisë Kombëtare, John Bolton, të ketë thënë se presidenti amerikan është hapur për bisedime tjera me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, mbi denuklearizimin, pavarësisht nga dështimi i takimit të javës së kaluar.
Trump dhe Kim papritmas ndërprenë bisedimet e tyre në samitin e Hanoit të mbajtur më 28 shkurt, me arsyetimin e Trump se nuk mund të plotësonte kërkesën për “heqjen e tërësishme të sanksioneve mbi Phenianin”.
Ky pretendim u mohua nga Koreja e Veriut.
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën