Mënyrat më të mira natyrale për të shpëtuar nga hundët e zëna njëherë e mirë

11:08 | 8 Mars 2019
Arbresh.info

Pas një gripi të zgjatur ose që ka vazhduar gati çdo muaj sidomos në stinën e ftohtë të dimrit, hundët janë ato të cilat lëndohen më së shumti. Por gjithmonë ka një zgjidhje dhe bimore përveç ilaçeve.

Hidhni një sy “recetave” më poshtë:

Xhinxheri: Këto zgjidhje të gjitha natyrore sigurojnë lehtësim nga presioni dhe dhimbja e hundëve kur janë të zëna ose kur keni kaluar një rruf të gjatë. Vendosni një copë rrënjë xhenxhefil në një tigan me dy gota uji dhe lijeni të vlojë. Pas 20 minutash mund të thithni avullin e saj ose të bëni kompresa më këtë ujë.

Përdorimi I uthullës së mollës: Ky ilaç për të gjithë shtëpinë përmban kalium dhe acidi acetik në të parandalon rritjen e baktereve. Miksoni një lugë çaji uthull molle në një gotë me ujë dhe pijeni për të ndihmuar në zhbllokimin e hundës.

Qëndroni të hidratuar: Pirja e shumë lëngjeve dhe hidratimi lehtëson hundën e bllokuar duke e bërë më të lehtë për sinuset e ngopura që të kullojnë dhe të lehtësojnë presionin nga një hundë e zënë. Lëngjet e ngrohta ndihmojnë për të hapur sinuset e mbingarkuara, kështu që të pini çaj të ngrohtë ose dhe ujë ju bën shumë mirë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme