8 marsi, kërkohet që të respektohen të drejtat e femrave pa dallim etnie në Kosovë

10:41 | 8 Mars 2019
Arbresh.info

Më rastin e 8 Marsit “Forumi Multietnik i Lidershipit të Grave të Reja në Kosovë ka mbajtur një konferencë për media.

Me këtë rast Njomza Emini, udhëheqëse e kësaj ceremonie tha është koha të ndryshojmë gjendjen e grave në vend pasi që ato kanë qenë të diskriminuara gjithmonë.

“Një falënderim për jetë projekt shkon për Kryeministrin dhe bashkëshorten e tij si dhe për ambasadën Franceze. Ne kemi bërë një portret të gruas. Historikisht e dimë se burrat kanë pasur privilegje rëndom grat nuk llogariteshin pjesë e vendimmarrjes. Rajoni jon ka njohur diskriminimin ndaj grave duke ju vështirësuar atyre jetën. Tash është koha ta njohim kapacitetin e gruas pa dallim etnike. Dua që të ndryshojmë pozicionin e gruas”, raporton arbresh.info.

I pranishme në jetë konferencë ishte dhe Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Haradinaj tha se pozita e femrës në Kosovë është duke u ngritur. Përmendi nismën për regjistrimin e pronës në emër të dy bashkëshorteve.

” Mendoj se është një punë e dobishme kjo konferencë dhe projekti i juaji. U a uroj që të gjithave 8 marsin. Edhe kjo ditë dhe puna që bëni e ka synim emancipimin e të gjitha grave pa dallim etnie në Kosovë. Këto kanë rëndësi për grat në vend. Qeveria është punëdhënësi më i madh dhe 40 %e të punësuarve në sektorin publik janë femra. Ne do të mundohemi ta fuqizojmë edhe më shumë rolin e gruas. Ne kemi punuar ngushtë për ta përmbushur gjithë infrastrukturën ligjore tash duhet vetëm zbatimi i ligjit për norma. Një nisme inkurajuese është regjistrimi i pronës në emër të dy bashkëshorteve. Që nga funksionalizimi i kësaj nisme janë regjistruar 4200 raste të regjistrimit të pronave në emër të dy bashkëshorteve. Kemi një Ministre por do të ngecim përpara në këtë aspekt do të mundohemi që pozita e femrës në Kosovë të ngrite”, tha Haradinaj.

E ajo që ka mbështetur këtë formë dhe projektin është edhe Ambasada e Francës në Kosovë. Më këtë Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert tha se duhet të bëhet më shumë për të drejtat e femrave.

Tha se Kosova qëndron mirë në relacion më pozitat e grave në organe vendimmarrëse.

“Kjo është një temë e rëndësishme që më 8 mars do të folët për të drejtat e tyre. Për to duhet të folet çdo ditë. Përgëzoj qeverinë për rolin në këtë aspekt. Java e Frankofonisë ka filluar dhe vlera e femrave është në qendër të këtyre aktivitete. Duhet të vëmë çdoherë në pyetje dhe ti zbatojmë të drejtat e femrave. Ne duhet të punojmë dhe të vijmë në promotor. Vetëm 20 % e organeve ne pozita kyçe në botë në Kosovë është më mirë. Këto shifra janë më diskriminuese të komunitetet. Bota duhet të jetë më e barabartë pavarësisht nga origjina apo feja. Ato kanë të drejt të zgjedhin profesionin e tyre. Jemi të gëzuar sot qe ti japim qimen e parë Leotrim Kryeziut student për reportazhin e tij më Igballe Rugova. Do të kemi raste që në panele të ndryshme të shohim ekspozita të ndryshme për temën e femrave”.

Në këtë forum që po mbahet më rastin e 8 Marsit, po marrin pjesë edhe penalistë të tjerë deputetë e persona nga institucionet e rëndësishme të Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme