“So Am I” është projekti më i ri i shqiptares Ava Max, i cili vjen pas suksesit të madh që këngëtarja pati me “Sweet but Psycho” ku numëron plot mbi 190 milionë klikime në Youtube.
“So Am I” e sjell këngëtaren me prejardhje shqiptare me një stil mjaft të veçantë, ku gjithmonë e karakterizuar nga modeli i flokëve të saj.
Klip ky ku veshja e Ava Max bie në sy për ngjyrat e përzgjedhura, kuq e zi, por ajo që e bën më të veçantë është momenti kur këngëtarja duket sikur bën shqiponjën me duar.
Ndryshe, Ava Max apo Amanda Ava Koci ka lindur në SHBA, ku prindërit e saj kishin shkuar nga Saranda, ndërsa tash po bën karrierë në Britani të Madhe, ku është zhvendosur bashkë me ta.
Ajo njihet edhe për bashkëpunimin e suksesshëm me Jason Derulon dhe Vice, në këngën ‘Make up’.
Asaj, Ritës e Duas u ka kërkuar bashkëpunim së fundmi Bebe Rexha dhe duke qenë se përgjigjet e të tri shqiptareve kanë qenë pozitive nuk duhet çuar larg mendsh një bashkëpunim mes katër shqiptareve që kanë pushtuar tregun muzikor ndërkombëtar./GazetaBlic
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...