Sokol Avdija, babai i shoferit të kamionit i cili gjatë ditës së sotme shkaktoi aksident të rëndë në Gjilan është deklaruar ku ka shprehur keqardhje për rastin.
Ai për Tv Dukagjini ka thënë se ka dhembje të madhe për personin që humbi jetën, ashtu sikur të kishte qenë djali i tij i vdekur, e jo shkaktari.
Madje tha se do të kishte preferuar më shumë që djali i tij të ishte në vend të ndjerit.
Po ashtu ai tha se e gjithë aksidenti ka qenë pa dashje. Ka deklaruar se djali i tij kishte dalur për të punuar për të fituar bukën dhe asgjë më shumë.
“Kam dhimbje më shumë për ta se me pas qenë djali im në vend tyre. Ma kam pas qejf me qenë familja ime në rend të tyre. por çka me bë po më dhimben në shpirt”.
“Ka pas taksirat, fatkeqësi nuk e ka bë me qëllim për një kafshatë bukë ka dalë. Ishalla zoti për xhenet. Nuk kam fjalë me kallxu për keqardhjen”, ka deklaruar babai i shoferit të viktimës.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç