Google ADS

Qytetarët ndezin qirinj për ta nderuar Qerim Çoçajn

20:52 | 7 Mars 2019
L G

Qytetarë të shumtë të Gjilanit janë duke shkuar që të ndezin qirinj para furrës “Qerimi” për ta nderuar Qerim Çoçajn i cili humbi jetën si pasojë e goditjes nga kamioni.

Genc Mustafa nga Rinia Gjilanase, në një lidhje direkte për Klan Kosova ka thënë se ndjehet thellësisht i shqetësuar për këtë ngjarje e cila ka qenë tronditëse, transmeton Klan Kosova.

“Jemi thellësisht të shqetësuar për këtë që ka ndodhur sepse një afarist ka humbur jetën dhe ne ndjejmë dhembje me familjarët e tij”.

“Për ta nderuar viktimën jemi mbledhur që të ndezim qirinj. Neve na janë bashkangjitur qytetarë të shumtë”.

“Qyteti i Gjilanit njihet si qytet i qetë dhe nuk është provuar me raste të tilla. Prandaj ne duam të solidarizohemi me viktimat dhe familjarët e tyre”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme