Google ADS

Vuçiqi nesër takohet me Halen, mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

20:31 | 7 Mars 2019
Arbresh.info

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiqi për nesër në orën 08:30 ka caktuar takimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Një orë më herët ai pritet të takohet me nënsekretarin amerikan për çështje politike Davide Hale për të biseduar rreth Kosovës.

Temë e Këshillit të Sigurisë Kombëtare pritet të jetë “situata e krijuar pas miratimit të Platformës së Kosovës për dialog me Serbinë sot në Kuvendin e Kosovës”.

Siç njofton “tv përva”, analistë në Beograd Platformën e kanë quajtur shpallje lufte, transmeton Koha.net.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme