Lidhja Demokratike e Kosovës ka dërguar telegram ngushëllimi për aksidentin e sotëm në Gjilan.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përmes një komunikatë për medie ka shprehur ngushëllime familjarët e të vdekurit, shkruan arbresh.info.
“Kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa me rastin e aksidentit të sotëm në Gjilan dërgon këtë telegram ngushëllimi: “Lajmi për aksidentin që ka ndodhur në Gjilan, më tronditi thellë. Në emrin tim ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta dhe bashkëndjejmë me familjen Çoçaj për vdekjen e familjarit të tyre, ndërsa të lënduarve ju uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar ai.
“Jemi bashkë me qytetarët e Komunës së Gjilanit në këto momente tronditëse”, thuhet në komunikatën e LDK-së.
Ndryshe mesditën e sotme në Gjilan një kamion transportues dhe 10 automjete janë përfshirë në një aksident trafiku. Pasoj e tij ka humbur jetën një person ndërsa 16 të tjerë kanë marrë lëndime trupore./Arbresh.info/
Foda beson se Kosova është në rrugën e duhur, falënderon tif...
Drenusha plas në vaj, përmend traumat e djalit për shkak të ...
Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Lituanisë
Banori i ri mollë sherri mes Xhenetës dhe Gjestit, këngëtari...
Senatori amerikan letër Blinkenit: ShBA t’i mbajë sytë nga K...
Raportohet se Putin ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë