Personi që mbeti i vdekur nga aksidenti tragjik në Gjilan është pronari i furrës “Vëllezërit Çoçaj” në Gjilan, Qerim Çoçaj, raporton arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një konference të jashtëzakonshme kreu i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri.
Kryetari Haziri bashkë me zyrtarë policor të rajonit të Gjilanit si dhe prokuroren e rastit kanë dhënë detaje rreth aksidentit tragjik që mori jetën e një personi dhe lëndoi 16 të tjerë.
Haziri tha se disa nga të lënduarit që janë në gjendje të rëndë shëndetësore janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.
“I kemi koordinuar të gjitha aktivitete dhe masat emergjente për ta përballuar këtë pasdite horrori që ka ardhur si pasoj e aksidenti që ka shkaktuar vdekjen e Qerim Çoqajt, dhe trupi i tij është dërguar për obduksion, dy qytetarë janë në gjendje emergjente në QKUK në Prishtinë, si dhe 12 të tjerë po trajtohen nga spitali regjional i Gjilanit”, ka thënë Haziri.
Pasojat dhe situata e tillë që ka qenë pasdite sipas tij është shqetësim i madh i qytetarëve të Gjilanit.
Ai tha se shumë qytetarë të Gjilanit u kanë dalë në ndihmë të aksidentuarve, të cilët kanë qenë të ngujuar në automjetet e tyre.
Sipas Hazirit, i menjëhershëm ishte interesimi i kryeministrit të vendit për ti dal në ndihmë komunës së Gjilanit për të menaxhuar situatën pas aksidentit.
I pari i Gjilanit u shprehu ngushëllime familjes së viktimës.
Ndërkohë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, pohoi se menjëherë pas aksidentit, policia ka dalur në vendin e ngjarjes si dhe ka lajmëruar njësitet tjera relevante.
“Polica e Kosovës është lajmëruar diku rreth orës 14;00 se ka ndodhur një aksident i rëndë që na ka shqetësuar të gjithëve. Policia e Kosovës menjëherë ka dalur në vendin e ngjarjes dhe i ka lajmëruar të gjitha njësitet, përfshirë ato të zjarrfikësve si dhe kryeprokurorin e Prokurorisë themelore në Gjilan”, ka thënë Hashani.
Sipas tij, nga hetimet e parë që janë bërë në vendin e ngjarjes, dyshohet se një kamion transportues për shkaqe teknike, vozitësi e ka humbur kontrollin mbi mjetin që po drejtonte dhe është futur në drejtim të qendrës së qytetit të Gjilanit, ku fillimisht ka goditur fillimisht dy këmbësor, pastaj 10 vetura dhe një traktor.
Dëmet materiale sipas tij, janë të konsiderueshme, por më e keqja është se një person ka humbur jetë si pasojë e plagëve të marra në aksident.
“Dyshohet se një kamion për shkaqe teknike, vozitësi e ka humbur kontrollin në automjet, ku në mënyrë zinxhirore i ka goditur, dy këmbësor, një traktor dhe 10 vetura. Deri më tani 14 persona po trajtohen në Qendrën Emergjente në Gjilan dhe dy të tjerë janë dërguar në QKUK. Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona, vozitësin dhe bashkudhëtarin e tij”, është shprehur Hashani.
Në anën tjetër prokurorja kujdestare, e cila po merret me rastin, Rozelinda Manastiri tha se është intervistuar personi që ka shkaktuar aksidentin.
“Personi i dyshuar është ndaluar, tash apo e kemi përfunduar intervistën. Për hetimet tjera presim të bëhen ekzaminimet dhe veprime të tjera hetimore”, u shpreh ajo./Arbresh.info
Biden fal dënimet me vdekje, konvertohet dënimi për 37 të bu...
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...