Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) dhe Bashkimi Evropian (BE) diskutuan mbi zgjerimin e vendbanimeve izraelite në territoret e pushtuara palestineze, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate me shkrim nga OBI, dje në qendrën e Parlamentit Evropian (PE) në Bruksel u zhvillua simpoziumi me temë “Zgjerimi i vendbanimeve izraelite në territoret e pushtuara palestineze, kryesisht në Kudsin Lindor”.
Në simpoziumin ku morën pjesë anëtari i Këshillit Ekzekutiv i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO) Ahmad Majdalani, përfaqësuesi i përhershëm i Palestinës në OKB, Riyad Mansour dhe përfaqësues të shteteve anëtare të Parlamentit Evropian, OBI i ka bërë thirrje BE-së që “duke u bazuar në rezolutat e OKB-së dhe Iniciativën Arabe të Paqes të ndërmarrë një rol aktiv në fillimin e procesit të paqes nën vëzhgimin shumëpalësh”.
– Njohja e Palestinës dhe anëtarësimi i plotë në OKB
OBI thekson se vendet e BE-së përmes një zgjidhjeje me dy shtete do të ndihmojnë në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon si dhe njohjen e shtetit palestinez duke mbështetur anëtarësimin e plotë të Palestinës në OKB.
Ndërsa edhe drejtori i organizatës për Palestinën dhe Kudsin, ambasadori Ali Gutali ka thënë se zgjerimet e vendbanimeve izraelite janë të paligjshme dhe pengesë kryesore para zgjidhjes me dy shtete.
Sipas lëvizjes izraelite “Paqe Tani” më shumë se 630 mijë kolonitë hebrenj jetojnë në 132 vendbanime në Bregun Perëndimor.
Kolonët hebrenj e bëjnë jetën edhe më të vështirë për palestinezët që jetojnë në Bregun Perëndimor nën pushtim.
Sipas ligjit ndërkombëtar, të gjitha vendbanimet hebreje në territoret e pushtuara konsiderohen të paligjshme.
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit