Jose Mourinho ka pranuar se është “krenar” me thirrjen e emrit të tij nga tifozët e Real Madridit, por ka sqaruar se nuk ka folur me klubin në lidhje me rikthimin.
Me anë të brohoritjeve jashtë stadiumit Bernabeu gjatë ndeshjes të së martës, tifozët i bënë thirrje për rikthim trajnerit portugez, i cili ishte pjesë e tyre nga viti 2010 deri në vitin 2013 duke fituar një titull në La Liga, transmeton portali arbresh.info.
“Brohoritjet? Jam krenar, por Real Madridi ka një trajner”, ka thënë Mourinho për El Chiringuito TV.
“Sigurisht, unë jam krenar, kur dëgjoni emrin tuaj këtu, por nuk ka asgjë më shumë se kaq sepse këtu nuk ka pasur asgjë, madje as një kontakt minimal”
“Nuk kam folur me askënd dhe këtu ka shumë thashetheme, por ne të gjithë e dimë se thashethemet në futboll nuk janë të mira dhe ato nuk janë të kota”, përfundoi Mourinho./arbresh.info/
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...