Pas tragjedisë së rëndë që ndodhi sot në Gjilan, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka aktivizuar menjëherë mekanizmat emergjentë, duke përfshirë të gjithë drejtorët e drejtorive dhe në bashkëpunim me policinë, prokurorinë dhe organet tjera, po e menaxhon këtë situatë të rëndë.
“Nga informatat e para, mund të konfirmojmë se fatkeqësisht një person ka vdekur, ndërsa 10 janë lënduar. Sipas informatave të para, kamionit me targa 01 nuk i kanë funksionuar frenat dhe pos dëmeve në njerëz, ka edhe dëme të mëdha materiale, ku janë përfshirë dhjetëra vetura dhe dëmtim i pronës publike”.
“Lutem që familjet e personave të prekur ta përballojnë këtë dhembje që është tragjike për të gjithë ne”, ka thënë Haziri.
Haziri ka konfirmuar se ka anuluar çdo lloj aktiviteti sa i përket shënimit të 7 Marsit në shenjë solidariteti./klankosova/
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...