Vendet e Bashkimit Evropian (BE) refuzuan të pranojnë listën e zezë të përgatitur nga Komisioni Evropian (KE), në të cilën ndodhen 23 shtete, përfshirë Arabinë Saudite, për shkak të mos respektimit të standardeve në luftën kundër financimit të terrorizmit dhe pastrimit të parave, raporton Anadolu Agency (AA).
Këshilli i Bashkimit Evropian njoftoi se vendet e BE-së kanë refuzuar listën në fjalë me arsyen se “nuk është përgatitur në mënyrë transparente dhe të duhur”.
Komisioni Evropian në mesin e shkurtit publikoi listën e përditësuar me 23 shtete të cilat ishin të pasuksesshme dhe që kanë udhëhequr një luftë joadekuate kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Përveç Arabisë Saudite, në listë ndodhen Afganistani, Samoa e Amerikës, Bahamas, Bocvana, Koreja e Veriut, Etiopia, Gana, Guami, Irani, Iraku, Libia, Nigeria, Pakistani, Panama, Portoriko, Samoa, Arabia Saudite, Sri Lanka, Siria, Trinidad dhe Tobago, Tunizia, Ishujt Virgjine të Amerikës dhe Jemeni.
BE më herët pati deklaruar se Arabia Saudite është një nga vendet “që ka mungesa strategjike në luftën kundër pastrimit të parave dhe pengimit të financimit të regjimeve terroriste të cilat paraqesin një kërcënim serioz për sistemin financiar të BE-së”.
Komisioni Evropian pritet që në periudhën e ardhshme të përgatit një propozim të ri të listës.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?