Google ADS

Kur Rugova festonte 7 marsin bashkë me mësuesit

14:02 | 7 Mars 2019
Arbresh.info

Puna dhe misioni i tyre është i shenjtë dhe nuk mund të shpaguhet dhe të matet me asgjë.

7 Marsi na kujton mësuesit dhe ata që dhanë kontribut në edukimin e shumë brezave, me sakrificën dhe urtësinë e tyre.

Një respekt të veçantë për mësuesin kosovar ka pasur edhe ish-presidenti Ibrahim Rugova, i cili tërë jetën e tij u tregua mirënjohës ndaj tyre, duke përkrahur e u radhitur në mesin e tyre.

Këtë e dëshmon më së miri një fotografi e nxjerrë nga arkiva e disa dekadave me parë, e realizuar pikërisht në Ditën e Mësuesit, përcjellë Indeksonline.

Në këtë imazh mund të shihni ish-presidentin e ndjerë duke festuar 7 Marsin me disa mësuese. E si shenjë falënderimi për përkrahjen që Rugova i ka dhënë mësuesit kosovar, ato shihen duke duartrokitur atë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme