Google ADS

Bojkot mësimor në Peshkopi, nxënësit thonë se mësuesja u hoq nga puna për motive politike

13:30 | 7 Mars 2019
Arbresh.info

Festa e mësuesit i gjen maturantët e gjimnazit “Said Najdeni” në protestë për mbrojtjen e të drejtave dhe të dinjitetit të arsimtarëve.
Largimi nga puna pa një arsyetim korrekt të mësueses së anglishtes ka bërë që gjimnazistët të bojkotojnë mësimin prej dy ditësh.

Edhe pse një ditë më parë ata shkuan në Drejtorinë Arsimore, nuk morën një përgjigje për largimin e saj. Gjimnazistët thonë se janë telefonuar mbrëmjen e kaluar nga mësuesit kujdestarë duke i kërcënuar, ndaj dhe numri i nxënësve protestues sot është më i ulët.

Sot drejtoria e shkollës urdhëroi rojet që të largojnë me forcë nxënësit që protestonin, ku nuk munguan edhe kërcënimet. /Tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme