Real Madridi në kontakt konstant me familjen e Kylian Mbappes

13:40 | 7 Mars 2019
Arbresh Info

Analisti francez Frederic Hermel ka zbuluar se Real Madridi është duke mbajtur kontakt me sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappen.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez pritet të përpiqet sërish për të nënshkruar me Mbappen gjatë verës pas një sezoni pa trofe, transmeton portali arbresh.info.

Hermel ka pranuar se kontakti mes kampit të lojtarit dhe ndërmjetësuesve të Florentinos ka qenë duke vazhduar për një kohë.

“Ekziston një kontakt i rregullt me familjen e Mbappes”, ka thënë ai për RMC.

“Nuk e them unë këtë. Kur ne ishim në finale të Superkupës së Evropës, aty ishte ish drejtori i përgjithshëm i AS Monacos, Vadim Vasyliev, i cili i ka thënë RMC Sport se Florentino Perez ende e fajëson atë për mos shitjen e Kylian Mbappes”./arbresh.info/

Të ngjashme