Gorani: Dialogu është proces i pashmangshëm

12:19 | 7 Mars 2019
Arbresh.info

Ndonëse nuk po marrin pjesë një pjesë e opozitës në Kuvend, nga seanca nuk është larguar edhe partia tjetër opozitare PSD-ja.

Dukagjin Gorani deputet i kësaj partie, tha se duhet të gjithë të bëhen bashkë për Kosovën.

“Ju ftoj që sot të vendosni për mënyrën e përfaqësimit në dialog për Kosovën. Këto janë të përmbledhura në dy pika. Qëllimi i projektligjit është saksimi i mandatit të ekipit në proces e platforma është për Kosovën. Shpresoj që përmbajtjen e këtyre dokumenteve do ta kuptoni. PSD -ja është përpjekur për të dal nga situatat e palakueshme. Dialogu është proces i pashmangshëm. Si projektligji ashtu edhe platforma janë reflektim për situatën aktuale. Këto janë dokumente të përpiluara në një kohë të provokimeve dhe fjalive për ndarje të vendit dhe copitim të territorit. Andaj këto dokumente do të sigurojnë Kosovën. Shpresoj ti kuptoni si përpjekje që të arrijmë pajtueshmëri. Ideale do të ishte ta kishim një Qeveri të shumicës e cila do të udhëheqtë këtë proces. Këto diskutime veq po e vështirosjnë dhe spo gjejmë zgjidhje. Sot duhet të përpiqemi të vendosim për atë që është optimale. Që të arrijmë në një proces të përbashkët”, ka thënë Dukagjin Gorani.

Ndonëse në këtë seancë që po diskutohet platforma e dialogut më Serbin, nuk po marrin pjesë dy partitë më të mëdha opozitare LDK e LVV, seanca po vazhdon më diskutime nga partneret e koalicionit dhe PSD-ja. Deputetët e koalicionit që kjo platforma të hidhet në votim dhe të vazhdohet puna e delegacionit shtetëror./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme