Shumë njerëz dëshpërohen kur vjen puna tek financat. Ata stresohen në fund të muajit, sepse paratë nuk mjaftojnë për të pasur një jetë të mirë. Sigurisht, kjo gjë ju ndodh jo të gjithëve, por një pjesë të mirë të popullsisë. Ne sot, përmes këtij artikulli, do t’ju vijmë në ndihmë se si të kurseni para edhe duke e shijuar jetën, pra pa i lënë gjë mangut.
Metoda 20/80
Paguani borxhet që mund të keni ose kreditë bankare. Investoni në një biznes ose kurseni 20 për qind të pagës suaj mujore. Këto janë paratë që nuk duhet t’i shpenzoni. 80% e pagës tjetër mund ta shpenzoni në mënyrën që dëshironi. Ju duhet të mbani mend që: fillimisht duhet të kurseni dhe pastaj të shpenzoni. Nëse 20% është shumë, niseni me 10 ose 5% të paktën. Kjo do t’ju ndihmojë të zhvilloni një zakon dhe të krijoni një fond të kursimit fillestar.
Metoda e 60/10/10/10/10
Kjo metodë punon në këtë mënyrë:
60% për shpenzimet tuaja kryesore,
10% për daljen tuaj në pension,
10% për blerjet afatgjata,
10% për shpenzime të rralla,
10% për argëtim
Shpenzimet tuaja kryesore janë ushqimi, shërbimet, transporti dhe veshja. Një makinë, një renovim shtëpie, ose duke paguar këstin e kredisë: të gjitha këto i përkasin blerjeve afatgjata. Shpenzimet e rralla janë si riparimi i makinës suaj, vizita tek mjeku ose dhurata të shtrenjta.
Metoda 10%
Kjo metodë do të thotë që duhet të kurseni 10% të parave tuaja nga të ardhurat totale. Një sasi e tillë e vogël nuk do të ndikojë në buxhetin tuaj ose cilësinë e jetës suaj. Është edhe më mirë t’i vendosni këto para në një bankë në mënyrë që të shmangni dëshirën për t’i shpenzuar menjëherë.
Metoda e “gjysmave”
Kjo metodë sugjeron që të ndani të gjitha paratë tuaja në dy pjesë: pjesa e parë shkon drejt nevojave të përditshme, pjesa e dytë shkon në bankë. Nëse pjesën e parave në dorë e keni shpenzuar, shkoni në bankë dhe merrni gjysmën e shumës që keni atje. Përsëriteni sipas nevojës. Kjo metodë funksionon mirë për ata që nuk mund t’i kontrollojnë shpenzimet e tyre të përditshme.
Metoda e gjysheve
Kjo ide është me të vërtetë e thjeshtë:
Për çdo kategori të shpenzimeve të rëndësishme ju keni një zarf të veçantë. Ju shkruani emrin dhe totalin që ju nevojitet. Këto kategori varen nga personi dhe stili i jetës së tyre, dhe mund të përfshijnë gjëra të tilla si: ushqim, veshje, mjekësi, makinë, argëtim, etj.
Të gjitha të ardhurat ndahen në pjesë, varësisht nga numri i kategorive dhe futen në zarfa. Kur keni nevojë për para, merrni nga zarfi përkatës. Nëse nuk keni më para nga zarfi “argëtues”, është më mirë të shmangni argëtimin derisa ky zarf të rimbushet sërish. Nëse keni mbetur pa para nga një zarf i rëndësishëm, si zarfi “ushqim”, merrni para nga një zarf më pak i rëndësishëm dhe përshtatni shumën e ardhshme që keni vënë në këtë zarf.
Paratë e mbetura mund të shpenzohen ose të ruhen. Kjo varet nga qëllimet tuaja dhe shuma e parave të mbetura.
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...