Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se sot duhet të diskutojnë rreth dialogut me Serbinë, platformës dhe delegacionit. Ndonëse ka pasur mospajtime për mbajtjen e kësaj seance për shkak të Epopesë së UCK’së, Haradinaj ka thënë se është në interes të të gjithëve të mbahet.
Haradinaj tha se nuk e di se kujt mund t’i pengojë që sot të flitet për tema kaq të rëndësishme.
“Është kërku seancë e jashtëzakonshme për tema aktuale. Nuk e di cili akterë nuk i ka në interes këto tema. Nëse e keni punën për kohën, unë mendoj se mund të diskutohet edhe sot”, ka thënë Haradinaj.
“Ligji për delegacionin shtetëror por edhe platforma janë tema që duhet diskutuar. I ftoj të gjithë deputetët të flasin. Me e rujtë Kosovën e 17 Shkurtit, prandaj të gjithë e keni mundësinë që sot të jepni kontributin tuaj”, është shprehur kryeministri në seancën e jashtëzakonshme.
Ndërkaq kur LDK kërkoi që seanca e jashtëzakonshme të shtyhet për shkak të ditës së tretë të Epopesë së UCK’së, koalicioni qeverisës ishte kundër shtyrjës.
“Ne e kemi kërkuar një seancë të jashtëzakonshme dhe në asnjëren prej tyre deputetët e koalicionit nuk kanë marrë pjesë me arsyetim të Epopesë. Megjithatë sot është dita e tretë e Epopesë dhe masakrës mbi familjen Jashari dhe mbahet një seancë e cila nuk është aspak urgjencë. Së paku në këtë ditë nuk do ishte dashur diskutohet, kërkoj në emër të LDK-së që ky debat të shtyhet për një ditë tjetër”, ka thënë Hoti.
Edhe përkundër votimit, kryeparlamentari Veseli tregoi se nuk e shihte krejt të rregullt thirrjen e kësaj seance.
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...