Rahovec: Aksident trafiku, lëndohet një fëmijë

10:52 | 7 Mars 2019
Arbresh.info

Të mërkurën në Rahovec ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturash dhe një këmbësori.

Rasti ka ndodhur mesditën e së mërkurës në Rahovec, ku si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një vajzë shtetase e Shqipërisë, e cila është në tretman mjekësor në QKUK.

Policia bën të ditur se ngasësi i veturës i cili e ka shkaktuar aksidentin është dërguar në mbajtje.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori fëmija femër shqiptare shtetase e Shqipërisë, e cila është në tretman mjekësor në QKUK. Në lidhje me rastin ngasësi i veturës që fillimisht e ka shkaktuar aksidentin, mashkull K/Shqiptar me vendim të prokurorit ndalohet në mbajtje”, theksohet në raporton e policisë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme