3 këshilla për larjen e rrobave të zeza

10:56 | 7 Mars 2019
Arbresh.info

E zeza është një ndër ngjyrat që nuk mungon kurrë në gardërobën e një femre.

Një ngjyrë që mund t’ju shpëtojë në çdo situatë si për shembull fshehja e disa kilogramëve më shumë, si dhe është e lehtë për t’u kombinuar me çdo ngjyrë dhe aksesor. Edhe nëse përdoret e vetme nuk është kurrë monotone sepse nuk është asnjëherë e njëjta.

Por pavarësisht kësaj, e zeza klasike shpesh humbet pikërisht të zezën e saj. Ndoshta po pyesni si është e mundur diçka e tillë. Larjet e vazhdueshme, zgjedhja e temperaturës së gabuar gjatë hekurosjes, ekspozimi në diell dhe veprimi gërryes i detergjentëve larëse bëjnë që veshjet e zeza të humbasin ngjyrën dhe të duken si diçka e vjetërsuar, edhe pse ju mund t’i keni blerë rishtas. Në këtë artikull do ju njohim me 5 këshilla si të shmangni zbardhjen e veshjeve të errëta:

  1. Zgjidhni detergjentin e duhur: Shumë amvisa mund të mendojnë se blerja e një detergjenti të posaçëm për veshjet e errëta është shpenzim i kotë, por në fakt nuk është kështu. Detergjentët për rrobat me ngjyrë përmbajnë substanca që zbardhin veshjet e errëta. Këshillohet të përdorni detergjent të lëngshëm dhe jo pluhur.
  2. Kthejini veshjet mbrapsht: Para se të fusni veshjet e zeza në lavatriçe kthejini së prapthi. Copat e errëta kur ekspozohen direkt me metalin e makinës larëse zbardhen më shpejt dhe mund të hollohen. Mos harroni të mbyllni dhe zinxhirët dhe kopsat.
  3. Varini si duhet ne tel: Varja në tel është gjithashtu tejet e rëndësishme. Rrobat e zeza nuk duhet t’i lini në vende ku i zë gjithë kohës dielli sepse zbardhen më shpejt nga sa mendoni. Lërini ne hije dhe diku ku mund t’i kapë era.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme