Kalvari me drejtësinë për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri vijon. Një javë pasi u zyrtarizua si i pandehur, ish-ministri është parë sot në ambientet e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda me avokatin e tij, Maks Haxhia.
Mësohet se Prokuroria ka apeluar për kufizimin e afateve të hetimit për Tahirin deri në datën 10 mars, që vendosi Gjykata e Krimeve të Rënda.
Më 28 shkurt Prokuroria për Krime të rënda mbylli hetimet dhe çoi dosjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në Gjykatë me akuzën për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.
Pasi u njoh me akuzat Tahiri zgjodhi të komentojë me ironi se pas Aldo Bares ndoshta është i dyti me këtë akuzë. Ndonëse tha se do respektojë drejtësinë, ish-ministri tha se kjo pritej duke e cilësuar proces të turpshëm, politik e të komanduar.
Tahiri nuk pranoi të thoshte se nga komandohet prokuroria në akuzat e ngritura ndaj tij, por tha se politika krimi dhe drejtësia janë aq bashkë sa ç’ështe dhe ati, biri dhe shpirti i shenjtë./balkan web
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...